“Këndi i Psikologut” në uebsajtin e MASR, Shahini: “Në dispozicion të nxënësve nëse nevojitet mbështetje shtesë”

567
Sigal

Në uebsajtin e Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) është hapur edhe “Këndi i Psikologut”, përmes të cilit nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë gjatë kësaj kohe mund të kontaktojnë .

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga vetë Ministrja Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale:

“Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, mund të kontaktojnë shërbimin psiko-social shkollor”

https://arsimi.gov.al/kontakto-psikologun/

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), së bashku me Urdhrin e Psikologut, kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve.

Për çdo shqetësim në lidhje me situatën në të cilën gjendemi, nxënësi/ja mund të plotësojnë formularin përkatës dhe psikologu apo punonjësi social do ta adresojë menjëherë shqetësimin e tij/saj.