Shqipëria duarbosh nga Poznani/ Manjani: Sa i dha BE Ballkanit, Rama ia dha Bechettit pa asnjë projekt

421
Sigal

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Lidhur me këtë reagon edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se, shuma që BE i dha Ballkanit në Poznan, Rama ia dha biznesmenit italian Francesco Bechetti.

“Aq lekë sa i dha BE Ballkanit në Poznan për projekte, Rama ja dha Bechettit pa asnjë projekt. Thjesht me keqqeverisje”, shkruan Manjani në reagimin e tij.

Harta e projekteve:

Image