Pas akuzave të Hafizit, Blushi bën mbledhje tek LIBRA

558
Një ditë pasi anëtarja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi paralajmëroi një mbledhje të rëndësishme të Bërthamës drejtuese të kësaj partie, kryetar i saj, Ben Blushi ka bërë një hap para. Ai ka mbledhur dje partinë. Mbledhja është e hapur për gjithë anëtarësinë. Të mërkurën bashkëthemeluesja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi, e cila së fundmi është përfshirë në një përplasje me Blushin, paralajmëroi mbledhjen në datën 12 të bërthamës drejtuese, që sipas saj kishte 6 muaj që nuk ishte mbledhur për të analizuar situatën brenda partisë dhe për të qartësuar pozicionin e saj aktual në këtë parti. “Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues. Prej 6 muajsh, Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017. Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2018”, shkruante Hafizi.
Sigal