Shqipëria drejt BE, Fleckenstein: Keni përparuar me 5 prioritete

466
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit drejt instancave të Bashkimit Europian. Teksa raportoi sot para Parlamentit Europian, Fleckenstein tha se Shqipëria ka përparuar lidhur me 5 prioritetet, ndërsa theksoi se duhet mbështetje për reformën në sistemin e drejtësisë. “Ka pasur disa ndryshime në pikëpamje lidhur me 17 kompromise. Reforma e drejtësisë, reforma administrative, lufta kundër krimit të organizuar, antidiskriminimi. 17 kompromise mbulojnë çështje më të rëndësishme. Unë vlerësoi ekuilibrin në këtë raport. Do sugjeroja që Shqipëria duhet të bëjë disa reforma dhe BE duhet të inkurajojë për më të rëndësishmet. Raporti për Gjyqësorin është më e rëndësishmja”, tha Fleckenstein.
Sigal