Shqipëri, Serbi, të fundit në Europë për drejtësinë/ Dështimi i reformës konfirmohet nga indeksi i Projektit Botëror për Gjyqësorin

122
Sigal

Projekti Botëror për Gjyqësorin konfirmon dështimin e reformës në drejtësi.

PBGJ publikoi sot indeksin global ku bie në sy se Shqipëria renditet në vendin e 89 në botë, njësoj si vendet afrikane apo si Ukraina në luftë.

Dy vendet e fundit në Europë për drejtësinë janë Shqipëria e Ramës dhe Serbia e Vuçiçit.

Kurse Mali i Zi renditet shumë lart bashkë me Kosovën.

Mali i Zi gjendet në vendin e 56 në botë dhe Kosova në vendin e 58.

Edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnja me probleme të mëdha etnike ndodhen më lart.

Maqedonia ndodhet në vendin e 67 dhe Bosnja në vendin e 71.

Praktikisht, vendet që nuk pranuan reformën në drejtësi janë në renditje në vendet e larta të indeksit.

Kjo renditje vjen në kohën kur drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ka arrestuar ish-presidentin Ilir Meta si në juntat ushtarake dhe mban në arrest shtëpiak pa asnjë provë, fakt apo dokument liderin e opozitës, Sali Berisha.