Nga Silva Caka
Shpopullimi mund të vrasë!Vetëvrasja e ndodhur sot në Syzezë të Urës Vajgurore, ishte lajmi më i hidhur i ditës.Florika Arapi, 65 vjeç, nënë e 3 fëmijëve në emigracion, nën dhimbjen e madhe të largësisë ndaj fëmijëve të saj dhe nën kushtet e depresionit, ka kryer sot aktin e rëndë të vetëvrasjes, duke lënë pas shumë dhimbje për familjen dhe miqtë e të afërmit e saj.Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta gjithë të njohurve të zonjës, duhet të pranojmë se kjo ngjarje është këmbanë alarmi për të gjithë shoqërinë e në veçanti për ata që na qeverisin, në nivel qendror dhe vendor.Ngjarja e ndodhur dëshmon për fatkeqësinë që na ka kapluar si komb, si pasojë e shpopullimit masiv dhe për dështimin e gjithë mekanizmave socialë parandalues.Një nënë që i ka fëmijët larg, frymon vetëm fizikisht; shpirti i saj endet drejt tyre, me shpresën se një ditë do t’i shohë të gjithë bashkë.Askush mos e provoftë dhimbjen dhe boshllëkun që shkakton largimi i fëmijëve!