Shpërdorohen 28.000 euro për restaurimin e Mozaikut të Antigonesë

446
Sigal

Qeveria shqiptare  nuk mund të përgjigjet, ku shkuan fondet që dhanë të huajt për Trashëgiminë Kulturore

Trashëgimia Kulturore në vendin tonë është lënë në mëshirën e fatit. Pra disa muajsh, u shkatërruan edhe afresket e Onufrit, në Kishën e Shën Premtit, në fshatin Valesh të zonës së Shpatit. Ndërsa amfiteatri i Durrësit u cilësua nga “Europa Nostra” si më i rrezikuari për t’u shkatërruar. Shumë restaurime që janë bërë në pjesën muzeale të Gjirokastrës dhe Beratit, rrezikohen që të prishen. Specialisti i Trashëgimisë Kulturore Auron Tare, ditët e fundit prononcon një tjetër skandal të qeverisë, që sapo iku, në shpërdorime fondesh që janë dhënë  nga fondacione të huaja, për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të vendit tonë. Kështu, sipas zotit Tare, ambasada gjermane ka dhuruar 29.000 euro për të bërë restaurimin e Mozaikut të Antigonesë, por disa administratorë i kanë shpërdoruar këto fonde, ndërsa qeveria jonë nuk di fare se ku kanë shkuar 29.000 euro, ndërsa mozaiku i Antigonesë po shkatërrohet me ritme të shpejta, i lënë në harresë, pa përkujdesje. Këto fonde u dhanë nga ambasada gjermane në muajin prill të këtij viti, “specialistët” që ezauruan këtë fond, bënë disa restaurime, por mozaiku, po shkatërrohet copa-copa, ndërsa “specialistët” që sapo bënë  restaurimin dhe  futën në xhep 29.000 euro, nuk “dinë” të përgjigjen,   për këtë shkatërrim  të Mozaikut të Antigonesë, që nuk u parandalua. Por më e keqja, është se edhe drejtuesit e Institutit të Mbrojtjes së Kulturës nuk ndihen, ose bëhen bashkëpërgjegjës me shpërdorimet e fondeve, derisa nuk reagojnë.

Auron Tare: “ Fondet i shpërdorojnë, Mozaiku i Antigonesë shkatërrohet”

Një tjetër skandal i abuzimeve të fondeve ndodh në emër të restaurimeve të Trashëgimisë Kulturore.  Rrezikohet, mozaiku i Antigonesë, i cili pas një ndërhyrjeje skandaloze po prishet tërësisht.  Ambasada Gjermane ka dhuruar një fond prej 28 mijë euro, por administratorët e këtij Fondi,  respektivisht Lejla Hadzit nga Fondacioni Suedez Trashëgimi pa Kufij dhe një zotëri gjerman, që pretendon se është konsulent i qeverisë shqiptare për trashëgiminë, nuk dinë të përgjigjen, se ku shkuan fondet dhe si ka mundësi që Mozaiku antik po dëmtohet copa-copa, pas “ndërhyrjes profesionale” të ekspertëve të përzgjedhur prej tyre.
Po IMK-ja ku është?  Me pushime të zgjatura?