Shkreli: ‘Non grata’ e Berishës s’është detyruese me ligj! Shqipëria drejt autoritarizmit, po vritet opozita

239
Sigal

Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli në lidhje direkte nga New York për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi edhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. 

Shkreli tha se vendimi i DASH-it pa baza dhe fakte, nuk është detyruese me ligj, por vetëm të mohon mundësinë e marrjes së vizës për në SHBA.

Sipas tij, non grata për ish-kryeministrin tregon situatën aktuale brenda PD, e cila sipas tij është pranë pozitës si asnjëherë më parë, por kjo shton Shkreli, do të vrasë opozitarizmin në Shqipëri.

“Kur nuk ke fakte, për çështjen Berisha, shpallja non grata, të gjithë e dimë që z.Berisha ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka bërë edhe gabime, por mungesa e fakteve, arsyet pse, është e vështirë që njeriu të japë një gjykim se çfarë fshihet pas kësaj. Z.Berisha jam i sigurtë që është i zoti të mbrojë veten e tij, jo vetëm brenda vendit me takimet e tij, por edhe në Francë. Nuk jam në dijeni që Blinken t’i ketë ofruar ndonjë informacion Kongresit. Nuk besoj se ka një detyrim në ligj, kjo non grata është aq imponuese, gati dikatoriale, ky është ligj amerikan që nuk të obligon përveç nqs lëviz drejt SHBA. Kjo nuk të jep vizën për në Amerikë, punë e madhe fort. Por kjo duket se ka bishtin mbrapa, ka diçka jetër mbrapa. Problemi është në PD, mënyra si u bë përjashtimi nga partia. Në Shqipëri është zhdukur vija mes pozitës dhe opozitës, ajo që i ndante. Kjo e vret opozitën akoma edhe më shumë në Shqipëri. Kemi një situatë të krijuar e cila po krijon një sistem autoritet që nuk e di ku ta çojë vendin, kemi situatën politike, ekonomike, mungesë të drejtash të njeriut, BE duket sot edhe më larg seç ishte, sot Sllovenia propozonte në Vjenë 2030-ën për anëtarësim, të tjerët i thanë mos vendos datë aty, por harroje këtë punë. Kemi nj kryeministër që shkon në kryeqtetet e Europës duke hequr profilin e tij si udhëheqës botëror, ndërsa gjendja në Shqipëri po del dore, gjendja më kritike sot pa marrë parasysh sot politikën, ekonominë, është zbrazja e trojeve shqiptare, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë“, tha ai.

Duke kritikuar ndërhyrjen e ambasadorëve në politikën e brendahme shqiptare, Frank Shkreli kishte një mesazh për Yuri Kim. 

Pse Yuri Kim nuk bën thirrje që Shqipëria të distancohet nga krimet e komunizmit?”, i drejtohet ambasadores së SHBA në vendin tonë ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli.