Elida Buçpapaj nderohet në SHBA për kontributet e saj në gazetari

532
Sigal

Z.Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC nderon Elida Buçpapaj  për kontributet e saj në gazetari dhe poezi

 

Z.Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC nderon për kontributet e saj në gazetari dhe poezi Elida Buçpapaj. Me anë të një proklamate, Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC  të datës 20 shtator 2019, shkruan se: “Duke pasur parasysh se, Elida Buçpapaj është një gazetare dhe poete e mirënjohur, e cila ka raportuar për momentet historike të historisë të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot, ne jemi krenarë të njohim kontributet dhe sakrificat e saj për të informuar dhe ndriçuar popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe;

“Duke pasur parasysh se, Historia e bashkisë sonë me komunitetin shqiptar fillon në vitet 1930, në rrugët e Van Nest dhe Morris Park, ku është rritur Regis Philibin. Sot, nga Belmonti, në Pelham Parkway e deri tek Morris Parkt dhe kudo ndërmjet, Shqiptarët po ndihmojnë për të forcuar thelbin e Bronxit përmes komunitetit të biznesit, kulturës dhe organizatave jofitimprurëse. Zyra e Presidentit të Bashkisë të Bronx me partnerët e saj dhe organizatat shqiptare në të gjithë qytetin promovon suksesin e emigrantëve shqiptarë në zonat metropolitane të qytetit të New York – deri tani popullsia më e madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, dhe;

Duke pasur parasysh se, Bronx ka lidhje shumë të fuqishme me Shqipërinë, ne jemi krenarë për të ndarë trashëgiminë e një popullsie prej më tepër 20.000 vetë me origjinë shqiptare – më shumë se çdo bashki tjetër në New York City dhe komuniteti më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe organizatat janë të përkushtuara për të vazhduar këtë traditë të jashtëzakonshme të patriotizmit e vlerave, dhe;

Duke pasur parasysh se, Për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në vitin 2018, Zyra e Presidentit të Bashkisë Bronx bëri që flamuri i Shqipërisë të valëvitej, për herë të parë në histori, mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx, dhe;

Duke pasur parasysh se, Shoqatat, The Albanian American Society Foundation (Fondacioni Shoqëria Shqiptaro- Amerikane), Son & Daughters of Albanian in America (Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Amerikë) dhe the Albanian Community Center (Qendrën e Komunitetit Shqiptar); së bashku me punën e palodhur të mikut tim, Esad A. Rizai, kemi krijuar një lidhje të fortë me bashkinë e madhe, duke na ndihmuar të festojmë pavarësinë e Shqipërisë çdo vit, duke përfshirë, për të parën herë, edhe ngritjen e flamurit të Shqipërisë mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx në 2018,  dhe;

Prandaj, tani: Unë, Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx, më 20 shtator 2019, në emër të më shumë se 1.4 milionë banorëve, nderojmë  dhe vlerësojmë  kontributet e Elida Buçpapaj, të Shqiptarëve të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, të heronjve të tyre, duke kremtuar kontributin e pamasë ndaj kulturës dhe historisë që ata kanë dhënë dhe do të vijojnë të japin në qytetin dhe bashkinë tonë.

Ruben Diaz Jr.”

 

Shënim i VOAL:

Gazetarja dhe poetja Elida Buçpapaj së bashku me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Skënder Buçpapaj, prej gati 3 dekada, kanë lidhje shumë të forta bashkëpunimi me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA.

Elida Buçpapaj ka raportuar nga Tirana për VOA – “Voice of Amerika” në vigjilje të rrëzimit të diktaturës;

Ajo po ashtu ka kontribuar për Gazetën “Illyria”, me seli në Bronx, në fillim të viteve ’90.

Radio-Televizioni Shqiptar ku Skënder Buçpapaj ishte drejtues pati rol të veçantë në përmbysjen përfundimtare të monizmit, vënien e shoqërisë shqiptare në rrugën drejt demokracisë perëndimore dhe në promovimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare, sidomos çështjes së Kosovës; Skënder Buçpapaj krijoi lidhje bashkëpunimi me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA, personalitete të këtij komuniteti si dhe me institucione të SHBA.

Gazeta “Bota So”t, ku për dhjetë vjet, Skënder Buçpapaj ishte kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj, kolumniste, kishte degë të redaksisë në Bronx, New York, SHBA, ku çifti Buçpapaj i kontribuoi sensibilizimit dhe  mirë informimit, duke e kthyer në platformë politike lidhjen jetike që ekziston midis SHBA dhe Kombit Shqiptar.

Të dy bashkëshortët, Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj kanë bashkëpunuar fort me ish-Kongresmenin Joe DioGuardi dhe eksperten e Ballkanit, Shirley DioGuardi që drejtojnë lobin më të fuqishëm Shqiptar-Amerikan, atë të Lidhjes Qytetare Shqiptarë-Amerikane.

Të dy bashkëshortët, Elida dhe Skënder Buçpapaj, që tani janë botues të portalit “Voice of Albanians” – www.voal.ch

po ashtu për tre dekada kanë bashkëpunuar dhe vijojnë të bashkëpunojnë me organizatën më të vjetër panshqiptare në SHBA, “The Hearth” – “Vatrën”,

krijuar nga kokat e kombit Faik Konica e Fan Noli, aktualisht me qendër po në Bronx dhe gazetën “Dielli” (The Sun),

si dhe me shumë shoqata dhe personalitete të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke përmendur Mikun  e tyre të nderuar, patriotin e palodhur Esad A. Rizai,

që krijon ura besimi dhe vlerash me personalitete të administratës publike Amerikane dhe promovon vlerat shqiptar.

 

( Kryetari i Bashkisë Bronx, NYC me shall me kuq e zi me shqiponje duke vendosur flamurin kuq e zi në ndërtesën e Bashkisë)