Basha uron Kruz: ‘Model moraliteti, që me zgjedhje të reja refuzon akuzat për ‘pazar votash’

442
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar Sebastain Kurz për fitoren në zgjedhjet e zhvilluara dje në Austri.

‘Model moraliteti, që refuzon me zgjedhje të reja akuzat për ‘pazar votash’.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për ‘pazare’ për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare.Image