Prof. Dr. Elmaz Sherifi/ Kryeministri Rama: Bëj atë që dua!

60

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kryeministri Rama: Bëj atë që dua, them atë që bëj!

Para 14 janarit e 5 qershorit teza e filozofit surelist të së Drejtës ishte “bëj atë që them, them atë që bëj”. Pas 5 qershorit,  teza e tij ndryshoi në “bëj atë që dua, them atë që bëj”!

Le ta argumentojmë. Para 5 qershorit kishte deklaruar se ishte kundër “hapjes së listave”. Pas marrëveshjes së 5 qershorit e kuptoi se kishte gabuar ai që ishte për hapjen e listave dhe Damiani që ishte kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe “hapjes së listave”.

Problemi u ndërlikua, prandaj futi në lojë grupin e “ferrave dhe drizave”, që të deklaronin, se nuk e njihnin Këshillin Politik dhe kërkonin ndryshimin e Kushtetutës.

U tha, u bë- deklaroi filozofi surelist i së Drejtës. Me “garantet e marrëveshjes së  5 qershorit”, do të bëjmë gallatë. Do t’u themi, se e ndryshojmë Kushtetutën, për të “hapur listat” dhe në fakt heqim koalicionet parazgjedhore, se ato më bëjnë humbës të pushtetit.

Kështu bëjmë atë që dua, dhe themi atë që bëjmë. “Garanteve” ju themi se koalicionet parazgjedhore  mbeten, dhe as listat nuk i hapim.

Me këtë tezë ua fusim, edhe “garanteve” edhe militantëve të mi. Listat do i bëjmë të “përdredhura”,  me qëllim që miltantët e mi, të mos të kenë të drejtë të votojnë ne që kryesojmë listat, dhe ato femra që ne e dimë se nuk i votojnë. Se edhe ju do krijoni parti-ju tha filozofi surelist i së Drejtës, “grupit të ferrave e drizave”. Militantëve u garantohet e drejta që të votojnë “nga mesi e poshtë”.

Je gjeni, iu përgjigjën “grupi i besnikëve” dhe duartrokitjet në Kuvendin e Sajuar vazhduan shumë gjatë.

Tani në provë nuk është filozofi surelist i së Drejtës, sepse ai njihet për aventurat e tij, por “garantet  e marrëveshjes  së 5 qershorit”, të cilët presin mbledhjen e Këshillit Politik, për të parë sa filozofi surelist i së Drejtës  do i përmbahet marrëveshjes  së marrëfund.

Filizofi ua dha përgjigjen ambasadorëve në foltoren e Kuvendit, pas ndryshimit pa marrëveshje të Kushtetutës. Jemi sovranistë, mos ndërhyni në punët e përbrendëshme!