Sherri ndodhi në sy të saj/ Flet kandidatja e PD për incidentin: Ishin persona të paidentifikuar që u futën në qendër

186
Sigal

Kandidatja e PD, Oriola Pampuri, ka reaguar pas sherrit me grushte e karrige të ndodhur në qendrën e numërimit në shkollën “1 Maji”.

Sipas saj, persona të paidentifikuar, vetëm me një bexh, janë futur në qendër duke sulmuar vëzhguesit e Partisë Demokratike.

“Vëzhguesit e Partisë Demokratike me njerëzit e tij duke shkaktuar një incident aty.

Kur pyetëm kush janë këta persona, përfaqësuesit e PS dhe KQZ, nuk i njihnin, ata u futën vetëm me një bexh, dhe akoma nuk dihet se kush janë ata persona.

Dy përfaqësuesit e KQZ nuk kishin asnjë informacion lidhur me ata. Përjashta më thonë janë dhunuar dhe djem të tjerë të Partisë Demokratike,” tha Pampuri.