Shehu: Lufta në Ukrainë/ Kuvendit tonë i mbyllet goja, ndërsa Rama është në kërkim të çdo mundësie për të shfajësuar Vuçiçin

164
Sigal

Nga Tritan Shehu/

“Detyrime” e “gozhda” të rrezikeshme po bëjnë që maxhoranca të bllokojë çdo diskutim ne Kuvend për agresionin rus.

Përseri, edhe rezoluta jonë e re me debat për agresionin rus në Ukrainë e rreziqet e interferencave të Moskës në Rajonin tonë, nuk lejohet të futet në rendin e ditës së Kuvendit!

Me gjithë zhvillimet e reja, faktet e krimeve monstruoze të luftës të realizuara aty nga ky agresion i tipit nazist, Kuvendi i Shqipërisë nuk lejohet të “flasë” për ato!

Megjithese Bjellorusia e shpall Shqipërinë vend “jo mik”, Parlamentit tonë i mohohet e drejta për tu shprehur edhe për këtë çeshtje, e përfshirë kjo në draftin tonë.

Nuk lejohet mbi të gjitha të dënohet roli i Serbisë si “kordon umbilikal” midis Moskës dhe Europës, nga mos aderimi në sanksionet kundër Rusisë.

Ndërsa të mendosh të kërkosh denoncimin e „Ballkanit të hapur“ është herezi!

Dhe kjo gjendje jo vetëm për seancen plenare, por dhe për Komisionin e Jashtëm, të cilit i ka humber „vula“ dhe „zëri“ siç thonë, kur duhej të diskutonte gjatë mbi këto subjekte…

…Ashtu si po ndodh sot në të gjitha Parlamentet e Botës demokratike.

Ndërsa maxhoranca e jonë po kërkon me çdo kusht të qëndrojë vetëm në kuadrin e asaj Rezolute të parë gjysmake e aktualisht krejt jashtë kontekstit, të iniciuar nga ajo.

Maxhoranca po kërkon kështu ti shmanget deklarimeve e pozicioneve zyrtare, që merr Parlamenti i një Republike parlamentare sipas zhvillimit të ngjarjeve.

Dhe këtu askush nuk mund të fshihet mbas ndonjë „manifestimi popullor“, që të kujton rregjimin e kaluar në fallcitetin e tij.

Tashmë duhen pozicione zyrtare, obligime të qarta të vendit të përputheshme me zhvillimet dinamike.

Dhe këto realizohen me seriozitetin maksimal vetëm me involvimin e Parlametit.

Mjafton të ndjekesh për këtë Kongresin e Senatin amerikan, Parlametet e vendeve të BE e të tjera demokratike.

Ishte Rezoluta e Parlamentit Europian, që kritikoi e paralajmëroi ashpër Serbinë fqinje si “ thyerse” të sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndërsa Kuvendit tonë i mbyllet goja.

Mbajtja e tij në heshtje në këto kushte ndodh për flirte e detyrime të errëta, që janë në kundërshtim me pozicionet e interesat e vendit, kombit e Rajonit.

Ndërkaq Kryeministri i ynë është në kërkim të thelluar të çdo mundësie jo vetëm për të çfajësuar Serbinë e Vuçiç nga gabimet e rënda që kryejnë, por dhe për t’i bërë lavde pa fund atyre!

Vetëm një “gozhdë” e madhe mund të “gozhdojë” maxhorancën në këto pozicione të rrezikeshme për të gjithë!

Pikërisht shkulja e kesaj “gozhde” do të fillojë të “shkërmoqë” gjithëçka të shtrembër ka ndërtuar ky rregjim…dhe atë vetë!

Image