Sondazhi Kombëtar i Antonio Noto në RTV Ora i kryer me mbi 2 mijë persona për Tiranën , Durrsin dhe orjentimin e votuesve në rang kombëtar tregoi se opozita e bashkuar fiton zgjedhjet me mbi 56% të votuesve. Mbi 30% e qytetarve të pavendosur janë në Tiranë dhe Berat. Ja treguesit
Kur na ndajnë 3 muaj nga zgjedhjet e përgjitshme të 25 prillit, shqiptarët e kanë një foto paraprake të trendit për zgjedhjet. Në sondazh janë pyetur 2000 persona sipas moshës dhe vendqëndrimit në Shqipëri, ndërsa marzhi i gabimit është 2-3%. Nga të dhënat për sondazhin kombëtar vihet re një rënie e PS-së, ndërsa Opozita e Bashkuar fiton mbi 56 %. Rritje e Opozitës së Bashkuar vërehet dhe në qarqet Tiranë e Durrës, por edhe në shumë qarqe të tjera. Me interes shihet elektorati i pavendosur që nuk janë pak. Mjafton të kujtojmë zgjedhjet e fundit të 2017, ku nga 100% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar vetëm 33% e tyre dhe 67% nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës.
Orientimi i votës
Partia Socialiste ka rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Anonio Notto. Ndërkohë Opozita e Bashkuar ka një rritje.
Orientimi i votës
Orientimi i votës 19/01/2021
PS 42.0% – 46.0%
PD 33.0% – 37.0%
LSI 9.0% – 13.0%
PDIU 1.0% – 3.0%
Parti tjetër 6.0% – 10.0%
Orientimi i votës për Tiranën
Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës.
46-50% janë përgjigjur me PS; 36-40% janë përgjigjur me PD; 8-12% me LSI dhe me Parti Tjetër 6-10%. Ndërsa me PDIU janë përgjigjur me 2%. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2017, PS ka rënie me 2.3%, ndërsa PD një rritje 2-4%. Opozita fiton Tiranën më 25 Prill.
Orientimi i votës në Tiranë
Zgjedhjet për kuvend 2017 Orientimi i votës 19/01/2021
PS 48.2% 46.0% – 50.0%
PD 30.8% 36.0% – 40.0%
LSI 13.5% 8.0% – 12.0%
PDIU 3.0% 0.0% – 2.0%
Parti tjetër 4.5% 2.0% – 4.0%
Nëse votohet sot, Opozita e Bashkuar parakalon PS, fituese për Durrësin. Në sondazhin e veçantë për qarkun e Durrësit, PS-ja ka një rënie. Ndërkohë Opozita e Bashkuar rezulton të jetë fituese për këtë qark.
Orientimi i votës në Durrës
Zgjedhjet për kuvend 2017 Orientimi i votës 19/01/2021
PS 49.7% 42.0% – 46.0%
PD 29.4% 41.0% – 45.0%
LSI 14.9% 6.0% – 10.0%
PDIU 3.1% 0.0% – 2.0%
Parti tjetër 2.9% 3.0% – 5.0%
Të pavendosurit
Mbi 30% e shqiptarëve të pavendosur jetojnë në Tiranë. Berati ka numrin më të ulët. Kurse sa i përket partisë që kanë votuar të pavendosurit në zgjedhjet e 2017-ës, numrin më të lartë e ka PS me 15.9% dhe më të ultën LSI me 5.7%. Ndërsa 67% e të pyeturëve janë përgjigjur “Nuk votova”.
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 25 Prillit
Nga qytetarët që janë përgjigjur me “Po” e që janë 85.4% e të sonduarëve, 84% janë të punësuar dhe 86.6% të papunë.
Pavarësisht nga gjithçka, a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo ?
Po 85.4%
Jo 8.7%
Nuk e di 5.9%
Zgjedhës aktual të :
PS PD LSI Parti të tjera i pavendosur nuk votoj
Po 93.7% 95.8% 93.2% 98.5% 79.6% 43.4%
Jo 5.3% 3.6% 3.1% 1.5% 7.7% 38.8%
Nuk e di 1.0% 0.6% 3.7% 0.0% 12.7% 17.8%
Kush votoi PO dhe kush JO
Femrat dhe mosha mbi 54 vjeç janë më të interesuar për 25 prillin. Në ndryshim, femrat që i vlerësojnë të rëndësishme këto zgjedhje janë më të shumta në numër, 88.7% thonë po, 5.0% jo dhe 6.3% thonë nuk e di. Lidhur me moshën, më të painteresuar për zgjedhjet janë mosha 35-54 vjeç me 81.1% dhe më të interesuarit janë ata mbi 54 vjeç me 89.0%. Edhe numrin më të lartë të të pavendosurve e ka grupmosha mbi 54 vjeç, 7.1% ndërsa numrin më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 3.8%
Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?
85.4 % mendojnë për PO.