Ndërron jetë në lokal një person në Korçë

186
Sigal

Një person 45 vjeçar ka ndërruar jetë në një lokal gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi me iniciale S. L.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 10.04.2022, rreth  orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime trupore.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.