Tentoi të kalonte 6 shtetas ilegalisht drejt Malit të Zi, vihet në pranga pakistanezi në Shkodër (EMRI)

132
Sigal

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetas pakistanez. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Anwar Muhamed.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.