SHBA: Shqiptarët patriotë e të kualifikuar të aplikojnë për Komisionet e Vetingut

467
Reforma në drejtësi është një nga kauzat më të forta të Ambasadës amerikane në Shqipëri dhe këtë e ka dëshmuar prej kohësh si me vendimet ashtu edhe me deklaratat e ambasadorit Donald Lu.
Së fundmi, ambasada e SHBA-ve ka edhe një apel për shqiptarët. Ajo iu bën thirrje shqiptarëve të kualifikuar të aplikojnë për në komisionet e vetingut duke publikuar edhe faqen e Avokatit të Popullit ku mund të njihen me hollësitë e aplikimi.
“U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vetingut”, shkruan Ambasaori i SHBA-ve Donald Lu.
Sigal