Kush ia ka rrëmbyer zemrën Rita Latit? Ja çfarë tregon ajo

546
Aktorja e humorit Rita Lati ka rrëfyer për jetën e saj në emisioni e pasdites me Rudina Magjistarin si dhe sekretin e rinisë së saj. Nuk do ta besoni por Rita Lati ka pohuar se mban mbi supe 57 vite.
E pyetur nga Rudina Magjistari nëse në jetën e saj ka një shok Rita ka pohuar pa hezitim ekzistencën e tij, por njëkohësisht ka theksuar se kjo lidhje nuk do të shkojë drejt bashkëjetesës, pasi vëmendja e saj kryesore është vajza.
“Është dikush, ka thënë ajo, që më mbush shpirtin me përkujdesjet e tij”.
“Unë e kam mendjen te Roza, ajo është parësorja tani”, ka thënë Rita, duke shtuar që nuk mendon shumë për të ardhmen e largët. “Kur të plakem do shkoj në azil. Do gjej plakun më të bukur atje dhe do i them je imi”, ka thënë ajo mes humorit.
Për të bijën ka thënë që ka marrë nga ajo humorin, ndërsa nga i ati karakterin e fortë, për të realizuar çdo gjë në perfeksion.
Sigal