Sali Berisha: Shkatërrimtarët e identitetit kombëtar

136
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore, e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar tek grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës. Berisha deklaroi se Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, i cili është identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Berisha shtoi se Rama kishte një urrejtje të paimagjinueshme për Teatrin Kombëtar. “Çdo gjë këtu, në mënyrë të panevojshme përveç luftës kundër identitetit, barazisë dhe korrupsionit u zhdukën njëra pas tjetrës. Pas Enver Hoxhës, vjen Edi Rama. Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Iu vërsul kundër vendimit, që kishte miratuar vetë, me Kinema 17 nëntori, zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme. Ky na e zhduku Teatrin. Me largimin e trafikut të duket sikur kursen pllakat e gurit.” Kryedemokrati është ndalur edhe në çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit ku ka deklaruar se zona do të përdoret nga oligarkët pranë qeverisë për biznese. “Tani është vërsulur në objekte të tjera. I është vërsulur parkut të Butrintit që është absolutisht një pasuri përrallore, kulturore kombëtare e pakrahasueshme.  Butrinti në rrafshin natyror s’ka asnjë më të bukur e fantastike. Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet Kepi i Stillos. Unë ju them që janë 620 vila që po bën gati Rama me oligarkët e tij. Unë jam njeri që kam punuar më shumë se çdokush tjetër me Fondin Shqiptaro-Amerikan dhe e kam lavdëruar më shumë se kushdo tjetër për suksesin e projekteve. Jam zhgënjyer në mënyrë shumë të thellë kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo njeriu të qytetëruar.” Berisha shtoi se vendi është në rrezik nga një valë albanofë ku më të këqinjtë janë vetë shqiptarët.“Unë kam trajtuar me dhjetëra herë albanofobinë  që është një realitet, por jo një  fenomen specifik për shqiptarët ndaj të gjitha kombeve ka fobira. Por rezulton në një aspekt që albanofobët më të mëdhenj janë shqiptarët. Dhe kjo që ndodh nga ky njeri me identik tonë me trashëgiminë tonë kulturore është një rrezik i madh si për të sotmen dhe për të ardhmen tonë.” Berisha deklaroi në një takim ku u diskutua për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, se sheshi i Tiranës është për turpin e dheut. Teksa e quajti një shesh çnjerëzor, Berisha tha se sheshi ‘Skënderbej’ do të rivitalizohet. “Sheshi është një turp i dheut, është një shesh çnjerëzor, shesh që kryen të vetmin funksion kalim këmbësorësh, kaq. Sheshi duhet rivitalizuar, do punohet me arkitektë. Nuk kam qenë kurrë dakord që të përjashtohet trafiku. Tirana ka probleme me trafikun. Do rivitalizohet. Unë nuk mund të konceptoj një shesh pa treg, pa jetë, siç është sheshi i sotëm.”-tha Berisha. Në takim morën pjesë edhe aktivistë, studiues, akademikë, gazetarë e shkrimtarë të njohur në vend si Ilda Mara, Elsa Demo, Ina Zhupa, Mira Pogaçe, Aulon Kalaja, Rubens Shima, Parid Teferiçi, Apollon Baçe, Andi Tepelena e Lori Amy.