Erion Veliaj: Punojmë çdo ditë, për një qytet sa më bashkohorë

156
Sigal

Bashkia e Tiranës vijon të promovojë aktivitetet sportive për fëmijët. Në hapësirat e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës dhe Special Olympics Albania organizuan “Luajmë në Pazar”, lojëra në grupe gjithëpërfshirëse për fëmijë me nevoja të veçanta, në disiplinat e futbollit, basketbollit, volejbollit, ping-pong dhe atletikë. Për të përshëndetur të pranishmit, mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se Tirana është qyteti i mundësive. “Tirana si Kryeqyteti Europian i të Rinjve, nuk është i disa të rinjve, është i të gjithë të rinjve! Nuk është i ca fëmijëve, është i të gjithë fëmijëve! Nuk është vetëm i qendrës, është i të gjithë qytetit! Tirana që unë kam ëndërr, është një Tiranë gjithëpërfshirëse. Prindërit e këtyre fëmijëve kanë sfidën më të madhe, që duhet të kalojnë kohë me ta e t’i sjellin në aktivitete të tilla, prandaj keni gjithë mirënjohjen dhe gjithë respektin tim për punën e mrekullueshme që bëni”,- tha ai. Veliaj theksoi se vitet e fundit Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe shoqëria është bërë më pak diskriminuese. Ai kujtoi edhe një mik të hershëm, Elidonin, djalin rom që, nëntë vite më parë, kur sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e shoqëroi në spital për të mjekuar këmbën e thyer

NOA