Prof. Lush Susaj: Në diktaturë ishim, në diktaturë jemi!

Lush Susaj

Në bashkëbisedimin që Kryetari i PD-së, Sali Berisha pati me intelektualë të pavarur në Tiranë për situatën ku ndodhet Shqipëria, ka tërhequr vëmendjen fjala e z. Lush Susaj, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe publicist i njohur. Prof. Susaj, që ka përballë tij një brez të ri që në vazhdimësi po largohet nga vendi, ka qenë tejet konkret në prekjen e kësaj teme të dhimbshme: ai nuk ka folur si pedagog më shumë sesa si baba, si një ndër ata mijëra baballarë në qytete apo ata zonat më të thella të vendit, që janë detyruar të përcjellin jashtë vendit fëmijët e tyre. Unë mendoj se populli jashtë është shumë më lart intelektualisht sesa politika e tij dhe shumë më i bashkuar. Çdo ditë po i thuhet popullit: Në një diktaturë ishim, në diktaturë jemi! Kurrë në Shqipëri në këto 110 vjet nuk u lejuan që të piqen frutat e demokracisë dhe për pasojë jemi në këtë gjendje! Nuk e kam larguar djalin për qejf. Kam një djalë të vetëm. Kam marrë 12 mijë paund borxh dhe e kam dërguar djalin jashtë vetëm për të mos ua lënë mish për top. Askujt mos t’i shkojë mendja se fëmijën e vetëm, e nxjerr nga shtëpia prej qejfit. Ne e kemi dëbuar rininë, ne e kemi masakruar rininë, nuk u bëmë kurrë pjesë e zgjidhjes së halleve të tyre!…”

 

Sigal