Nuk jepet me qira Atdheu!

185
Sigal

Analizë nga Gëzim Zilja/ Më 29 korrik 1913, Konferenca e ambasadorëve në Londër, vendosi formalisht për të njohur Shqipërinë, duke aneksuar gjysmën e territorit dhe 40% e popullsisë shqiptare. Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria, Greqisë. 109-vjet më vonë Shqipëria është më në rrezik se kurrë, për copëtimin, shkatërrimin, dhënien me qira dhe me shumë gjasa gjuha shqipe do të kalojë si gjuhë e tretë pas anglishtes dhe arabishtes. Ish- Bazat Detare dhe bregdeti, nga Liqeni i Shkodrës deri në Sarandë, minierat, nafta, Butrinti, Syri i Kaltër, kështjellat, pyjet, ujëmbledhësit, dhe dhjetëra koncesione miliardëshe u janë dhënë e po u jepen investitorëve strategjikë, pra pushtetarëve, miqve, kushërinjve, nuseve e dhëndurrëve të Rilindjes. Në këtë Shqipëri të Rilindjes, 90% e shqiptarëve ndihen të huaj dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen

 

Shqipëria është më në rrezik se kurrë, për copëtimin, shkatërrimin, dhënien me qira dhe humbjen e kontrollit mbi 28.000 km2 e saj. Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të sipërfaqes detare me Greqinë.

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 ishte një takim i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Më 29 korrik 1913, ambasadorët vendosën formalisht për të njohur  Shqipërinë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane. Konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit, të banuar nga shqiptarë etnikë dhe rreth 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Shqipërisë. Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria, Greqisë. Kur qeveria shqiptare u njoh me vendimet e Konferencës së Londrës, ministrat e qeverisë dhe të tjerë patriotë u mbodhën rreth Ismail Qemalit, me lutje e thirrma të forta, kërkuan që të kundërshtohej vendimi dhe të vazhdonin luftën për Kosovë e Çamëri. Plaku i urtë iu përgjigj: “Bijtë e mi! Në kushtet kur vetëm një pjesë e vogël e vatanit është nën qeverisjen tonë dhe në Jug ka pllakosur greku e në Veri sërbi ka mundësi të humbim edhe më shumë nga ajo që na kanë caktuar. Brezat që do të vijnë pas nesh në mos e zmadhofshin dot Shqipërinë le të mbajnë këtë që do t’u lemë ne të njohur nga  Fuqitë e Mëdha.”

 Ish Bazat Ushtarake Detare dhe bregdeti, nga Liqeni i Shkodrës deri në Sarandë, minierat, fushat naftëmbajëse, Butrinti, Syri i Kaltër, kështjellat, pyjet, ujëmbledhësit, dhe dhjetëra koncesione miliardëshe u janë dhënë e po u jepen investitorëve strategjikë, d.m.th pushtetarëve, miqve, kushërinjve, nuseve e dhëndurëve të Rilindjes.

Njëqind e dhjetë vjet më vonë Shqipëria është më në rrezik se kurrë, për copëtimin, shkatërrimin, dhënien me qira dhe humbjen e kontrollit mbi 28.000 km2 e saj. Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të sipërfaqes detare me Greqinë. Kryeministri ynë, ky piktor aventurier dhe antishqiptar si politikan i “madh” hedh në koshin e plehrave Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe e çon çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pa ia kërkuar kurrkush. Me një servilizëm të paparë dhurohen hektarë të tërë lëndinash e fushash me bukuri mahnitëse në Këlcyrë e Përmet për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Një absurd i madh po ndodh me Portin e Durrësit, nga pasuritë më të mëdha e me karakter strategjik të Shqipërisë në zemër të bregdetit Adriatik. Me vendimin e Belinda Ballukut e të Kryeministrit, pa asnjë diskutim në komunitet e parlament miratohet dhënia falas e Portit të Durrrësit, arabëve të Emirateve të Bashkuara. Janë 80 ha tokë dhe  e 60 ha det që u dhurohet arabëve. Po projektohet që tu dhurohen toka e lëndina në Përmet për ndërtime e rezidenca. Porto Romano një pjesë u është dhuruar oligarkëve shqiptarë prapa të cilëve fshihen shoqëri të huaja mafioze, që kanë ndërtuar rezervuarë nafte jashtë çdo rregulli e kriteri. Një pjesë do t’u jepet hollandezëve për të ndërtuar Portin e Ri të mallrave, dhe po në Porto Romano, Kryeministri po u lutet amerikanëve për të ndërtuar një bazë detare të NATO-s sikur Porto Romano të jetë sa Gjiri i Meksikës. Amerikanët kanë marrë ca dhjetëra ha në Kuçovë, kanë ndërtuar një qytezë disa hektarëshe për muxhahidinët iranianë,  po dhe vende të tjera të pashpallura. Kjo është e tepërt për një vend me sipërfaqe kaq të vogël si Shqipëria. Porti i Vlorës me 5 ha tokë e 5.5 ha akuarium, në zemër të Skelës, me dy kalata 339m dhe 322m, jepet me koncesion për 35 vjet, për pallate buzë ujit, që ligji nuk e lejon. Ish Bazat Ushtarake Detare dhe bregdeti, nga Liqeni i Shkodrës deri në Sarandë, minierat, fushat naftëmbajëse, Butrinti, Syri i Kaltër, kështjellat, pyjet, ujëmbledhësit, dhe dhjetëra koncesione miliardëshe u janë dhënë e po u jepen investitorëve strategjikë, d.m.th pushtetarëve, miqve, kushërinjve, nuseve e dhëndurëve të Rilindjes, pa asnjë kriter ekonomik me kontrata skllavëruese. Prapa këtyre “investitorëve strategjikë” të emëruar nga KM-ja ku nuk mungojnë as gaztorët e estradave e njerëz me nga 100.000 lekë në banka, fshihen emra të tjerë të mafies kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Tani do të jepet me koncesion dhe Pallati i Brigadave dhe ç’të ketë tepruar. Kryeministrit nuk i shkon mendja që tokat shtetërore t’u jepen si kompensim ish pronarëve e të bëhej një lloj drejtësie me pronat. Edhe sikur një ditë të vijë në pushtet një qeveri e drejtë, shqiptarët do të mbeten skllevër të etërve, bijve, larove të diktaturës dhe peshkaqenëve të mafies së huaj me të cilët bashkëpunojnë mbi dhe e nën dhe. Nuk është çudi, që Zaho Edvin Rama, pas njëzet-tridhjetë vjetësh jo vetëm të jetë kryeministër i Shqipërisë por edhe pronar legjitim i Pallatit Mbretëror prej 36 hektarësh. Kush do ta ndalojë? Qeveritarët dhe deputetët e PS-së për turpin e përjetshëm të tyre firmosin e vulosin me një unitet absurd gjithçka, mjafton që soji dhe sorollopi i tyre të majmen e mos t’u hyjë gjemb në këmbë. Në këtë Shqipëri të Rilindjes, 90% e shqiptarëve ndihen të huaj dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen. Nëse populli nuk ngrihet në protesta për të ndalur grabitjet e mëtejshme, e rrëzuar këtë qeveri thellësisht antishqiptare, në 28 mijë km2, në vendin e shqiponjave, pas dhjetë-njëzet vitesh, me shumë gjasa gjuha shqipe do të kalojë si gjuhë e tretë pas anglishtes dhe arabishtes. Dhe ky do të jetë fundi i Shqipërisë.

  1. Militantët e rilindjes do të thonë se pa investime të huaja nuk ka zhvillim. Plotësisht e vërtetë. Por jo me kontrata skllavëruese ku shteti në vend të marrë, vetëm u jep para koncesionarëve. Mjafton të përmendim fushat naftëmbajtëse dhe minierat e kromit që veçse kanë shkatërruar florën e faunën përreth, paguajnë rroga mjerane për punëtorët dhe ZERO taksa shtetit me pretendimin absurd se nuk janë shlyer ende (20-30 vjet) investimet që kanë bërë.