Sali Berisha: Agaçi hyri dhe doli serbes nga ‘Skapi’ i partisë! Firmosi 17 procedura 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar nga selia blu në lidhje me marrjen në pyetje të sekretarit të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi në lidhje me aferën e Inceneratorëve. Berisha deklaroi se edhe pse u njoftua me shkresë se procedura ishte e paligjshme, Agaçi firmosi 17 procedura të paligjshme brenda 24 orëve. “Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë, sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe një kompanie, që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për t’iu besuar ndërtimi i inceneratorëve”, tha Berisha. “Njeriu i dytë përgjegjës për këtë aferë 420 milionë hyri dhe doli serbes si të ishte në një kafene si Skapi i partisë.” Kryetari i PD ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisin protesta të udhëhequra. Berisha theksoi se askush nuk mund të tallet me djersën e shqiptarëve. Ish-kryeministri për të ashtuquajturën “afera e inceneratorëve” bëri përgjegjës direkt vetëm dy persona, Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin. “Ne shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme. Nuk mundet më kush të tallet me djersën e popullit shqiptar. Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse, ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim dhe ju them shqiptarëve se përgjegjësit kryesorë për aferën e inceneratorëve janë vetëm Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, që firmosin për xhepat e tyre për të mbushur valixhet me euro”, u shpreh Berisha. “Taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm që t’i thotë kryeministrit dhe këshillit të ministrave përputhen apo nuk përputhen me ligjin. Ai megjithëse enti i specializuar kombëtar i prokurimeve i drejtuar nga Eduard Ahmeti i bëri shkresë e procedura e prokurimit është e paligjshme, prokurim me negociatë të mbyllur, ai përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm, i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërrohej në një letër të vdekur pa vlerë. Agaçi dhe vetëm ai mund të realizonte 17 procedura në 24 orë. Pëveç Agaçit një gjë të tillë mund ta bënte vetëm kryeministri i vendit. Askush tjetër nuk ka fuqi ekzekutive për të urdhëruar agjencitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie, që nuk plotësonte asnjë kusht. Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë, sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe një kompanie, që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për t’iu besuar ndërtimi i inceneratorëve. Plotësonte si kriter të vetëm një kompani false të Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit për t’i vjedhur shtetit dhe taksapaguesve qindra miliona euro”, deklaroi ai.

Sigal