28 Nëntor 1912-2021/ Presidenti Meta në festimet e 109 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë: Përulem me nderim në Vlorën e lavdishme

231
Sigal

Më 28 Nëntor/ rreth Flamurit të përbashkuar

Nentitull: Presidenti i Republikës, Ilir Meta merr pjesë në festimet e 109-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit

 Në Vlorën e lavdishme të Pavarësisë u përula sot me nderim

Në Vlorën e lavdishme të Pavarësisë u përula sot me nderimin dhe respektin më të thellë para themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit, kujtimit dhe veprës së ndritur të Tij dhe të shumë patriotëve të tjerë, që realizuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Të mbrojmë dhe të lartësojmë simbolet tona kombëtare dhe të mos humbasim më kohë për përmbushjen e ëndrrës për një Shqipëri plotësisht europiane sepse 109 vite janë mëse të mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern. Urime 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!

Presidenti Meta nga Vlora i bën thirrje politikës për reflektim dhe bashkim

Pas ceremonisë zyrtare në Vlorë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat i përcolli politikës një mesazh.“Kjo është festa më e rëndësishme. Dita e Flamurit, e Pavarësisë dhe të ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian”.

Sot është dita më e rëndësishme e kombit tonë,  sot japim vetëm mesazhi bashkimi!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Vlora ka dhënë mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët në festën e 109 vjetorit të Pavarësisë.Gazetarët e pyetën presidentin nëse kishte ndonjë koment për nisjen e punës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por Meta e “injoroi” pyetjen duke uruar në mënyrë diplomatike të gjithë shqiptarët.“Si mund të lëmë në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e flamurit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë por edhe ditën ditëlindjes së Adem Jasharit.Politika e përçarë? “Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, sepse ky është flamuri i gjithë shqiptarëve, është flamuri i Ismail Qemalit por edhe i Isa Boletinit. Është një frymëzim për tu bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë “zonjë” dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në Bashkimin Europian. Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët sic ka qenë gjithmonë dh etë patriotizmit në të mirë të Shqipërisë”, tha Ilir Meta.

Nga të gjitha trojet shqiptare për të festuar Ditën e Flamurit

Në këtë ditë të madhe të bashkimit kombëtar, pata kënaqësinë e veçantë të ndaja urimet më të ngrohta me shumë qytetarë, nga të gjitha trojet shqiptare, që kishin ardhur në Vlorën e Pavarësisë për të festuar Ditën e Flamurit.

 

E ardhmja uron: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!

Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar.

 

Pas ceremonisë, Meta shkon për kafe! Takon qytetarët

Presidenti Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, aty ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Pas kësaj ceremonie, kreu i shtetit vendosi që të konsumojë një kafe në një lokal të zonës. Në videon e publikuar nga ‘Top Channel’, Meta shihet që pritet nga qytetarë të shumtë e në mesin e tyre është dhe aktori i njohur Bujar Asqeriu.