Përgjimet e “Bild”, Braimllari: Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime, buroi nga deformimi i votës nëpërmjet strukturave kriminale!

422
Sigal

Pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane “Bild” për lidhjen e Vangjush Dakos me persona të inkriminuar,ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Braimllari shkruan se qeveria e Edi Ramës është legjitime pasi buron nga deformimi i votës nëpërmjet strukturave kriminale.

“Përgjimet zyrtare të Prokurorisë vërtetuan se si Edi Rama nëpërmjet strukturave të krimit të organizuar shantazhon, dhunon dhe deformon votën e qytetarëve.” – shkruan Braimllari.

Më poshtë postimi i plotë i Braimllarit:

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë vërtetuan se si Edi Rama nëpërmjet strukturave të krimit të organizuar shantazhon, dhunon dhe deformon votën e qytetarëve
Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime, buroi nga deformimi i votës nëpërmjet strukturave kriminale.
Edi Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar dhe sot Shqipëria drejtohet nga një ushtar i krimit.
Deputetë, kryetarë bashkie, kryetarët e partisë, drejtorët, punonjës të administratës, janë të emëruar nga strukturat kriminale dhe kjo e vërtetuar nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë.
Sot qytetarët, janë të vendosur të godasin sistemin kriminal me të cilin Edi Rama po drejton vendin.
Qeveria ilegjitime e Edi Ramës, lidhja e tij me krimin e organizuar, legjitimon çdo veprim qytetar kundër Edi Ramës dhe sistemit të tij.