Saimir Thaçi arrestohet për shpërdorim detyre , rikthehet si doganier përmes ryshfetit

652
Sigal

Arrestohet më parë për kontrabandë, ndërsa tani është rikthyer normalisht në punë shtetërore.

Ky është denoncimi që vjen në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha nga një qytetar.

Personi në fjalë quhet Saimir Thaçi dhe është arrestuar më herët për shpërdorim detyre, pasi lejoi kalimin e kafesë kontrabandë nga Kosova në Shqipëri.

Postimi i plotë i Berishës:

Kontrabanda si meritë!

Arrestohet pak kohë më parë si kontrabandist por kthehet në punë duke paguar ryshfet!

Përshëndetje dr Sajmir Thaçi, Doganier në doganen e Morinit , në faktë ky esht rikthyer në punë sigurisht me parat e kondrabandës sepse ky është arrestuar para pak kohësh për shpërdorim , duke lejuar kafen kondraband nga kosova në shqipëri, si mundet ky shtet ordiner të kthej në punë një kondrabandist? Kujt i shërben ky shtet Narkotrafikant. Përveçse klyshëve të tij. Burimet janë të sigurta madje edhe Top News e ka dhën lajmin. Faleminderi!