Zbulohet fati tragjik i vogëlushit 4-vjeçar shqiptar që u shpall i humbur në Zvicër

552
Sigal

Një fëmijë shqiptar i moshës katër vjeç me vendbanim në Zvicër u raportua ditën e djeshme i zhdukur nga familja e tij në qytetin Wieldegg.

Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e tij në polici, fëmija ishte duke luajtur me disa fëmijë të tjerë në park, kur në orën 16.30 mamaja e tij vuri re se ai nuk ndodhej më aty.

Sot mediat zvicerane raportojnë një lajm të trishtë.

Fëmija është gjetur i vdekur dhe dyshimet e para janë se mund të ketë rënë në lumë, në momentin që luante në park

Një nga dyshimet e policisë është fëmija është marrë me shpejtësi nga rrjedha e lumit, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë ranë dy ditët e fundit në Aabach dhe Aare.

Fëmija u gjet sot gjatë pasdites nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare.

Kërkimet e policisë vazhduan për gjatë gjithë natës me helikopter dhe me kamera termike për natën.