Paraditen e sotme qeveria shqiptare mbylli marrëveshjen me firmë që do të ndërtojë rrugën e Arbrit.
Ajo do i kushtojë buxhetit të shtetit 240 milionë euro, para që do t’i paguhen koncesionarit në 13 vite.
Në lidhje me këtë lajm reagon edhe ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ai shkruan se me rëndësi është ndërtimi i rrugës dhe jo lavdet e qeverisë.
Madje ai shprehet se pikëpyetjet për këtë projekt i takojnë Ramës.
“I uroj seriozisht sukses kompanisë që ka marrë me koncension ndërtimin e rrugës së Arbrit!
Pikëpyetjet që ngrihen i takojnë qeverisë.

Por, me rëndësi është ndërtimi i asaj rruge dhe lidhja e Dibrës me Tiranën!
Nuk na duhen më lavde por rruga! Uroj ta bëjnë sa më shpejt!”, shkruan Manjani.