KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

198
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 11.03.2021, në orën 10:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 11.03.2021

 

  1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
  2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e numrit të punonjësve për vitin 2021” përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
  1. Shqyrtimi i projektudhëzimit “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurrimit të hapur”përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e Raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisioni Disiplinor gjatë vitit 2020”, përgatitur nga Komisioni Disiplinor.