I merr flakë shtëpia, e moshuara kërkon ndihmë nga ballkoni

612
Një e moshuar shpëtoi fatmirësisht kur forcat zjarrfikëse i erdhën në ndihmë në banesën e saj e cila ishte përfshirë nga flakët.
Shkak ka qenë soba e ngrohjes me bombol gazi. E moshuara ka kërkuar ndihmë nga ballkoni pasi dera e jashtme nuk hapej, raporton syri. Zjarrfikësit ndërhynë për të hapur me forcë derën dhe të nxirrnin të moshuarën jashtë. Më pas ata ndihmuan për të shuar flakët.
Sigal