Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dënon gjuhën e Ramës

210
Sigal

Pavarësisht se nuk ka nisur ende zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, gjuha politike dhe sulmet personale ndaj kundërshtarëve janë ashpërsuar ndjeshëm.

Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore me një thirrje publike ka kërkuar nga subjektet politike, që të ndalojnë urgjentisht sulmet verbale ndaj kandidateve gra në zgjedhje. Ky institucion thotë se gjuha seksiste e përdorur nga politikanët për të sulmuar gratë është e papranueshme dhe e dëmshme për shoqërinë tonë.

”Të ndalohet urgjentisht dhuna verbale ndaj grave kandidate në zgjedhje! Rrjeti i monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore vëren se, ende pa nisur mirë fushata zgjedhore ka filluar të ushtrohet një gjuhë seksiste dhe urrejtjeje ndaj kandidateve gra në zgjedhje”, thuhet në apel.