Petrit Vasili/ Inceneratori i Elbasanit: Vjedhje 25 milionë euro me dokumente të faktuara

251
Sigal

Në vazhdim të denoncimeve të bëra nga LSI, për inceneratorët, Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ditën e sotme ka bërë një denoncim mbi abuzim prej 25 milionë eurosh që është bërë në Inceneratorin e Elbasanit dhe një sërë shkeljesh të tjera ligjora, të cilat dënohen deri në 12 vite burg.

Gjithashtu, Nënkryetari Vasili i bën thirrje SPAK-ut, që të vendosi para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për këtë shkelje, të cilën dhe gjyqtari më i ri e më pa eksperiencë në SPAK, është i aftë ti dallojë ato.

“Besoj që është shumë e qartë edhe për hetuesin më të ri, më të pa eksperiencë në SPAK për të hetuar afera të tilla. Shqiptarët e dinë shumë mirë, kur dëgjojnë rilindjen kur flet për SPAK-un, se kush duhet të jenë ata që duhet të përgjigjen para SPAK-ut, para vandakut të letrave, vandakut të qindra milionëve, ndërkohë që 400 mijë shqiptarë ikin nga Shqipëria, ata vjedhin 400 milion euro.”,- është shprehur Vasili në denoncimin e tij.

Pjesë nga denoncimi i Nënkryetarit Petrit Vasilit:

Inceneratori i Elbasanit/ Abuzim me 25 milionë euro dhe një sërë shkeljesh ligjore që dënohen deri në 12 vite burg. Ja veprat penale të konsumuara nga ata që jo vetëm nuk do ketë çerdhe për t’u fshehur por do përballen plotësisht me drejtësinë e do japin llogari për një kohë shumë të gjatë.
Pjesë nga denoncimi i sotëm i mega-skandalit prej 25 milionë eurosh:
Me një analizë shumë të përmbledhur me të gjitha shkeljet rezulton se grupi kriminal i abuzimit me rreth 25 milion euro për Inceneratorin e Elbasanit ka konsumuar këto vepra penale:
– Fshehja e të ardhurave;
– Mospagimi i taksave dhe tatimeve, që dënohen me burg;
– Moskryerja e detyrave nga organet tatimore, pra mos veprim, që dënohet 5 deri në 10 vjet burgim. Pese aktive e skemës.
– Shpërdorim detyre;
– Përfitim i paligjshëm i interesave. E provuar në të gjithë operacionin, nga fillimi deri në fund;
– Korrupsion pasiv i funksionarëve shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë që shkojnë nga 4 deri në 12 vjet burgim, pasi i vetmi funksion që kishte shteti, ishte ai i kontrollit të një koncesioni, të një afere të tillë. Besoj që është shumë e qartë edhe për hetuesin më të ri, më të pa eksperiencë në SPAK për të hetuar afera të tilla. Shqiptarët e dinë shumë mirë, kur dëgjojnë rilindjen kur flet për SPAK-un, se kush duhet të jenë ata që duhet të përgjigjen para SPAK-ut, para vandakut të letrave, vandakut të qindra milionëve, ndërkohë që 400 mijë shqiptarë ikin nga Shqipëria, ata vjedhin 400 milion euro. Mijëra të rinj ikin nga Shqipëria dhe këto rrëmbejnë paratë. I patë kompanitë se çfarë ishin dhe një mal me tarafe të ndërtuara për të rrëmbyer paratë. Afera është shumë e qartë. Do të vazhdojmë sërish ta depozitojmë në SPAK këtë gjë. Presim që SPAK të shkundet, sepse i kemi bërë të pamundurën ti lehtësojmë dhe punën. Po, ka punë akoma SPAK-u, sepse po të gërmojë akoma dhe më thellë, sigurisht ka instrumente për të gjetur akoma dhe më shumë gjëra dhe unë besoj, edhe shumë më të mëdha se sa kaq. Por i mjaftojnë këto atij dhe shqiptarëve për të kuptuar batërdinë dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë kur del dhe ulërin një hajdut si Edi Rama dhe i ka pjesë të dashura të listave të tij, pjesë të pandarë të listave të tij. Nuk shkëputet dot, se kanë vjedhur bashkë e duhet të mbrojnë njëri – tjetrin. Por përpara gjithë shqiptarëve që shikojnë se si është vjedhur në mënyrë të pamëshirshme, është e qartë që nuk kanë shpëtim. Ndaj 25 prilli është për ti kthyer shqiptarëve tërë këto qindra milion euro të vjedhura, të vjedhura pacipësisht, të duartrokitura, nga një kryeministër që vetëm frymëzon, mbështet, jep oksigjen vjedhjes dhe nuk e lufton atë, një grabitje shtetërore. Të tilla grabitje janë grabitje që vetëm një grup mafioz qeveritar mund të guxojë ti bëjë.
Petrit Vasili
Zv/Kryetar i Lëvizja Socialiste për Integrim
#ShqiperiaShtepiaJone
#LSI