Rriten kallëzimet për njerëzit e drejtësisë, shqetësim mbetet edhe korrupsioni i zyrtarëve të lartë

149
Sigal

Reforma në Drejtësi duket se nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të korrupsionit në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sipas një studimi nga qendra fol rezulton se , njerëzit e drejtësisë janë kategoria që janë kallëzuar më së shumti për korrupsion në prokurorinë e posaçme dhe në atë të Tiranës.

Shqetësim mbetet edhe korrupsioni në radhët e zyrtarëve të lartë të administratës si dhe drejtorëve të ministrive të ndryshme. Korrupsioni në radhët e sistemit të drejtësisë vazhdon të jetë një problem që shqetëson qytetarët edhe pas reformës në drejtësi. Sipas një raporti të publikuar nga Qendra Fol, njerëzit e këtij sistemi rezultojnë më të kallëzuarit nga qytetarët për shpërdorim detyre apo dhe korrupsion.

Sipas monitorimit të bërë publik, në gjashtë muajt e fundit janë kallëzuar nga sistemi ri i drejtësisë 281 funksionarë dhe ish zyrtarë. Nuk mungojnë edhe kallëzimet për zyrtarët e lartë shtetërore apo edhe drejtorë të ministrive të ndryshme. Kryesisht mbi ta rëndon akuza për shpërdorim detyre. Në raport thuhet se në harkun kohor të 6 muajve janë kallëzuar në prokurori 221 zyrtarë për shpërdorim detyre,shkruan ABC.

Referuar të dhënave, qytetarët në Tiranë kallëzojnë në Polici e Prokurori edhe zyrën e Kadastrës apo funksionarë të saj, kryesisht për drejtësitë e dhëna në zgjidhjen e konflikteve mbi pronën.

Një tjetër kategori që qytetarët çojnë në dyert e prokurorisë janë edhe zyrtarët e Policisë së shtetit dhe efektivët e saj, por edhe krerë të njësive Administrative dhe zyrtarë të administratës.