Rrënohen 1936 objekte kulturore, historia zaptohet nga kullat

185
Sigal

Auditi I KLSH / Mungesa e politikave harmonizuese midis institucioneve dhe ministrisë së Kulturës, i ka shkaktuar një dëm të jashtzakonshëm historisë së Kombit. Nga inventari I monumenteve: 122 nuk ekzistojnë, 122 janë plotësisht të shkatërruara, 884 kanë nevojë për resaturim. Objektet: 745 duan mirmbajtje të vazhdueshme, 98 janë tjetërsuar dhe 15 janë pa kartelë

Si papërgjegjshmëria institucionale për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga pasuria jonë kombëtare, shfarosi historinë shqiptare

Historia duket se po rishkruhet, në Shqipëri nuk ka aksione për gërmime e nxjerrjen e qytetërimeve të vjetra nga nëntoka, por të ndërtimit të kullave. Ndёrkohё Monumentet ekzistuese tё Kulturës po përballen me shkatërrimin më të egër, që as në periudhën e komunizmit nuk ndodhi, duke u trajtuar si të “njerkës”, e në fakt janë tonat.

Edhe pse në listën e pasurive kulturore në Shqipëri ekzistojnë mbi 2 mijë monumente të kategorisë I dhe II, vetëm 206 prej tyre nuk janë marrë në mbrojtje, duke lënë në mëshirë të fatit 90% të objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare, që rrezikojnë të mos ekzistojnë më.

Shqipëria  mori dhe 50 milionë euro nga BE-ja për monumentet e dëmtuara nga tërmeti. Por teksa raportet tregojnë për zhukjen e monumenteve në drejtim të paditur, aq më shumë lindin dyshime dhe për fatin e këtyre fondeve.

“Mosadministrimi i duhur nga një programim i burimeve njerëzore dhe financiare në territor nga institucionet e specializuara dhe Ministria e Kulturës me mbrojtjen e monumenteve po përballen me shkatërrimin më të egër, që as në periudhën e komunizmit nuk ndodhi.”

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, vërehet se ishte gati 1 vit pa lajm-informim, deri më datë 11.10.2022. Lajmi i fundit në faqen e “Ministrisë së Kulturës”, rezulton që me datë 3 nëntor të vitit të kaluar, pra vitit 2021, kur administrata kishte denjuar të postojë. Administratë për të cilën në faqen zyrtare nuk ka asnjë informacion për  mbi arsimin dhe kualifikimet e punonjësve të dhënat tregojnë se disa prej tyre ose nuk kanë informacion, ose e kanë të paaksesueshëm, ose nuk kanë informacion të detajuar. Egziston struktura e pagave për punonjësit, por nuk kanë të publikuara pagat e funksionarëve të përcaktuara sipas ligjit.

Në programin  e Ministrisë për Strategjinë Kombëtare për kulturën 2019-2025, një ndër objektivat flitet të jetë: Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë materiale dhe jomateriale kulturore. Por mesa duket është për zbukurim pasi, auditi KLSH nxori në pah se 122 momumente janë shkatërruar plotësisht.

Menaxhimi i monumenteve, raporti: 122 nuk ekzistojnë dhe po kaq janë shkatërruar plotësisht

Të paktën 122 monumente nuk ekzistojnë më në vendin tonë dhe po kaq është numri i atyre që janë shkatërruar plotësisht.

Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit me tematikën e menaxhimit të monumenteve të kulturës ndalet pikërisht në këtë aspekt, duke vënë theksin te nevoja për ndërhyrje në të tjerë monumente për t’i kthyer ato në gjendje më të mirë.

“Ndërhyrjet  në monumentet e kulturës, si për shembull, ndërtime të paautorizuara kanë denigruar trashëgiminë kulturore”

“Institucionet përgjegjëse për menaxhimin e monumenteve të kulturës nuk e kanë orientuar veprimtarinë e tyre në mënyrë efektive, me qëllimin final, mbrojtjen, miradministrimin, inventarizimin dhe vlerësimin e monumenteve në vendin tonë, me rezultatin e vetëm që 122 monumente nuk ekzistojnë, 122 monumente janë plotësisht të shkatërruara, 884 monumente në gjendje të pranueshme, por kanë nevojë për restaurim, 745 objekte në gjendje të mirë dhe në nevojë për një mirëmbajtje të vazhdueshme, 98 objekte të tjetërsuara, si dhe 15 objekte pa kartelë.” vlerëson KLSH. Duke u ndalur në këtë problematikë, audituesit nënvizojnë se kjo situatë është shkaktuar edhe nga një programim joefektiv i burimeve njerëzore dhe financiare në territor, sidomos sa i takon institucioneve të specializuara të ngarkuara me mbrojtjen dhe administrimin e këtyre monumenteve. Të njëjtën përgjegjësi adresohet se mban edhe Ministria e Kulturës, e cila qëndron në krye të tyre.“Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës, si institucion politikbërës nuk është angazhuar maksimalisht në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore, duke lënë sistemin kombëtar për kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore pa Inspektoriat, çka do të thotë, pa pasur në dorë mundësinë e ndëshkimit ndaj atyre që abuzojnë, shkatërrojnë apo tjetërsojnë monumentet e kulturës”- thuhet në auditim. Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se situata ka ardhur në mungesë të planeve (dokumenteve të planifikimit), të cilat duhet të harmonizojnë politikat makro të Ministrisë së Kulturës me politikat e institucioneve të tjera në nivel qendror dhe vendor. Ndërhyrjet, sipas këtij institucioni në monumentet e kulturës, kanë qenë masive dhe të natyrave e varieteteve të ndryshme si për shembull, ndërtime të paautorizuara, zbatim projektesh në mos plotësim të kërkesave ligjore, pamundësia për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, bashkëpunimi i ulët ndërinstitucional, sidomos me institucionet e vetëqeverisjes vendore etj.“Në këtë situatë nevojitet një ndërhyrje e vendosur dhe e koordinuar për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga pasuria jonë kombëtare” përmbyllin audituesit.