/Gazeta TELEGRAF
Autori: Robert Haxhi
Shqipëri erdhi sahati
Këtë herë të ndriti fati
Lugët e floririt gati
U kthye Tos refugjati
Fryn ky fllad e fryn kjo erë
Shqipëri moj zonjë e nderë
Fati të troket ne derë
Vjen Tosi me gisht të prerë
I kthehet tufës bariu
Dhe pse s’është ai i riu
Me pak ndryshime i ziu
Duket si punë baxhoxhiu
Shqipe zoti të na falë
Është ndezur Fatosi valë
Ka marrë vjagra sa një mal
ËshtË ngrehosur e bërë djalë
Na erdhe Fatos na erdhe
Kalove brigje e gjerdhe
Mallin për neve e derdhe
Po fërkoi ato herdhe
U ktheve o Fatos djali
Nëpër brigje, shtigje mali
Erdhe o Tosi nga halli
Se të përvëloi malli
Malli shpirtin ta ka prek
E more rrugën fishek
S’është se u ktheve për lekë
U ktheve për ne mor xhek
Erdhe marathonomak
Shqipja vërtet të ka hak
Lajmëtari fluturak
E ndeze patkoin flak
O Shqipe me shtatë palë fate
Fërkoji ato allate
Se për nder të zotris sate
Tu kthye djali që pate
O djalë i nënës me çika
Mu trete më rëntë pika
I rrituri me të liga
Ah moj politikë shtriga
Ti që mu trete qiri
Ti e shpirti tënd e di
Për ne dhe për Shqipëri,
U trete ne Austri
O djali tim i vobekët
Po të them me zë te mekët
Se mos na dëgjojnë Grekët
Mos të kanë mbaruar lekët.!?
O Fatos i nënëso
Thuaj nënës sa lekë do
Ke hak nuk shyhet pa to
Të duhen për kazino
Kaq vite o djalë ikur
Sa je tretur sa je ligur
Malli seç të kishte pikur
Po talle fikun e fishkur
Sa i bukur na u shfaqe
Kokë e këmb i gjithë mullaqe
O prezaqi i prezaqeve
Rrofsh e qofsh se na kënaqe..!!!!!