Reagimi pas lirimit – Meta: Vendimi për Hardinaj jo i plotë, presim çlirimin nga akuzat

485
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Në vijim, Kryetari Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e cliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Sërbia.
Ramush Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.
“AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë” thekson Meta.

NOA