Rezarta Caushaj: PS kontrollon policinë! Fshehu provat e vrasjes në Elbasan dhe e ka përdorur për blerje votash

483
Sigal

Në një prononcim të sajin, gazetarja dhe aktivistja Rezarta Caushaj, ka shpjeguar ndikimet psikoze post zgjedhore, ku ka renditur një sërë faktorësh negativ që kanë shoqëruar këto zgjedhje dhe rolin e policisë.

Krasta: Si të duket Shqipëria gjatë kësaj jave, shqiptari i zakonshëm që ke vëzhguar, pa parapëlqimet politike?

Caushaj: Unë kam qënë në Berat tre ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë numërimit.

Faktikisht, gjatë qëndrimit dhe raportimit nga Bertati, nuk kam ndjerë sikur situata politike i ka prekur shumë njerëzit e zakonshëm. Për mua duket sikur ishte një situatë që deri diku e prisnin, si zgjedhjet kontestimet, akuzat, të gjitha. Sic nuk na bënë shumë përshtypje shumë gjëra të tjera edhe këto zgjedhje nuk na bënë shumë përshtypje.

Krasta: Ngjarja e Elbasanit a e konsideron spektakolare? Rrjedhja e informacionit, mënyra sesi po përfundon? Çfarë të bënë përshtypje?

Caushaj: Nuk më bënë përshtypje por ndihem e tronditur dhe saher që zbulohen të këtillë skenarë tronditem pasi gjendem e papërgatitur.

U zbuluar raporti zyrtar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dhe doli që policia ka fshehur provat. Duke mbulur faktin që në momentin që ka ndodhur përplasja ka pasur tentativë për blerje votash nga ana e grupit që shoqëronte viktimën. Më trondit mungesa e reagimit të autoriteteve, jo nga ndërkombëtarët se nuk mbaj shumë shpresa dhe do doja të flisnin më pak sec flasin. Do doja të kishte më shumë reagim te njerëzit, pasi duket se jemi imunizuar dhe presim gjithçka.

Krasta: Ne tani më kemi një lloj mpirje. Një pjesë është dorëzuar dhe një pjesë duket e gëzuar sikur ka marë amfetaminë dhe një gjendje agresive jo vetëm në batutë por edhe në qëndrimin motor të njeriut.

Caushaj: Haset një llojë cinizmi që duket se e kemi përbrendësuar tani. Nga ana tjetër kemi të bëjmë më policinë dhe duket e pamundur të shkosh kundër policisë, pasi edhe qeveria ka kapur cdo lloj pushteti të mundshëm tani ka kapur edhe policinë. E cila i mbron abuzimet apo krimet, sic ishte në rastin e vrasjes së Klodian Rashës dhe rastin tjetër të Pjerin Xhuvanit. Kjo mendoj se i demoralizon njerëzit, pasi e di që mua më demoralizon akoma më tepër. Ndjehem e pafuqishme.

Për mua merr besueshmëri edhe një tjetër një thashethemnajë, ku flitet se PS ka shfrytëzuar policinë për qëllime fushate, për blerje votash pasi kush do ta kontrollojë policinë? Më ka bërë përshtupje rastet e denoncuara për blerje votash por jo nga PS dhe kjo më bënë shumë përshtypje dhe ka dicka që nuk shkon. Po të marim shembullin e përgjimeve të 2017, jamë e bindur se ka pusur jo manipulim votash, jo vjedhje votash, por blerje votash, jam e bindur por jam e pamundur ti provosh.