PD, Zhupa: Skandali i OSHEE, 6 miliardë lekë vidhen në një tender për vendosjen e matësave

418
Zbulohet një prej tenderave më skandalozë të OSHEE-së së Edi Ramës, të bandës që po rrjep shqiptarët çdo muaj, me dhunë me arbitraritet, me mbifaturim. Shihni pak se çfarë bën banda e Edi Ramës me paratë e gjakut të shqiptarëve. 7 miliardë lekë ka dhënë kreu i kësaj bande, që foli dhe sot për suksese imagjinare, për vendosjen e 50 mijë matësave. Sipas tregut, vendosja e një matësi një fazor kushton 10 mijë lekë. Ndërsa vendosja e një matësi trefazor kushton 20 mijë lekë. Pra në rastin e shpenzimit maksimal, instalimi i matësave do të shkonte 1 miliardë lekë, per 50 mijë matësa, sipas kostos së tregut.
Por Çela i Ramës, ka dhënë 7 miliardë lekë. Ku shkojnë 6 miliardë lekë? Ku shkojnë 6 miliardë që u merren shqiptarëve, të pamundurve çdo muaj, ku askush nuk dëgjon për ankesat dhe askush nuk i pret abonentët për sqarime. Sigurisht, këto miliarda shkojnë në xhepat e Ramës e oligarkëve të tij. Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur vendosjen e këtyre matësave po e bëjnë punonjësit e OSHEE. Punonjës që paguhen me taksat tona, ndërkohë që paratë i merr klienti i Edi Ramës që ka fituar tenderin. Pra fitimi i tij rritet edhe më shumë. Hisja që ndajnë oligarkët zmadhohet edhe më tepër.
Kjo është OSHEE e Ramës, kjo është banda që i është vërsulur popullit duke i marrë dhe kacidhen e fundit, për ti ndarë paratë me miqtë dhe klientët.
Shpejt, populli i dhunuar e plaçkitur deri në qindarkën e fundit do ta thotë fjalën, dhe koha që këta hajdutë të japin llogari dhe para ligjit nuk është e largët.
Sigal