Reila Bozdo denoncon tarifat e reja të parkimit

438
Këshilltarja e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo, ka denoncuar skemën e re të tarifimit për parkim të propozuar nga Bashkia e Tiranës. Bozdo ka përdorur logjikën e shifrave duke futur në punë metodën krahasuese, për të mbërritur në konkluzionin se tarifat e parkimit janë jashtë çdo sensi ekonomik, nëse merren si referencë xhepat e qytetarëve dhe jo “xhepi” i Bashkisë. 

Shkrimi i Reila Bozdos: 
Tarifat e reja të parkimit në Tiranë (propozimi irracional i Bashkisë) Bashkia e Tiranës ka dërguar pranë anëtarëve të Këshillit Bashkiak cështjet për shqyrtim për mbledhjen e datës 11 Nëntor ku mes të tjerave do të diskutohet organizimi i shërbimit të parkimit dhe tarifimi i tij. Mes disa problemeve menaxheriale, më bie në sy një nga ato probleme për të cilat cdo qytetar është i ndjeshëm: sa do të paguajmë për të parkuar makinën në Tiranë? Propozimi i bashkisë specifikon: Zona A Vendparkim në rrugë: 100 lekë/ora Vendparkim në shesh: 0-3 orë – 200 lekë, pra nëse qëndron vetëm 1 orë, cmimi për këtë orë është 200 lekë 3-8 orë – 500 lekë, pra nëse qëndron 3 orë, cmimi për një orë është 167 lekë/orë. 8-12 orë – 800 lekë, pra nëse qëndron 8 orë, cmimi në një orë është 100 lekë/orë. Le të shohim dy shembuj të tarfimit në qendrat e dy qyteteve “analoge”: Budapest – 2.1 milion banorë 1 orë parkimi në qendër është 1,4 Euro – 196 lekë Pragë – 1.3 milionë banorë 1 orë parkimi në qendër është 1.47 euro – 205,8 lekë/orë Burimi: http://www.car-parking.eu Sipas këtyre të dhënave, nëse parkojmë makinën 1 orë në Tiranë paguajmë pothuajse sa do të paguanim nëse parkojmë makinën 1 orë në Pragë apo Budapest. Ku qëndron irracionaliteti? Irracionaliteti qëndron në faktin që tarifimi i propozuar nuk konsideron pafuqinë ekonomike të qytetarëve. Sipas Bankës Botërore, GDP për frymë për 3 shtetet e krahasuara më lart është si më poshtë: Shqipëria – 4.619, 2 USD për frymë Republika Ceke – 19.553 USD për frymë Hungaria – 13.902 USD për frymë Burimi: http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD Shqipëria është të paktën 3 herë më e “dobët” ekonomikisht se Hungaria dhe pothuajse 5 herë më e dobët se Cekia, si mundet qytetarët e këtyre vendeve të paguajnë njësoj për shërbimet publike për të cilat supozohet se duhet të ruhen parime të drejtësisë në tarifim? Kjo logjikë tarifimi është diskriminuese për qytetarët që kanë nevoja parkimi nën 1 orë dhe duan të parkojnë në sheshe sepse nuk gjejnë vend në rrugë. Zonat B dhe C ofrojnë të njëjtin iracionalitet në tarifim. Tarifat e propozuara janë të paarësyeshme, të padrejta dhe zhvatëse për qytetarët e Tiranës.
Sigal