Koronavirusi/ Vasili: Arsye për panik dhe konfuzion nuk ka

359
Sigal

Përmes një postimi në facebook, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, thotë se Ballkani është në shifra të ulëta sa i përket koronavirusit.

”Vigjilenca sanitare dhe masat maksimale parandaluese duhet te vazhdojne pa asnje tolerim. Arsye per panik dhe konfuzion nuk ka”,-shkruan Vasili.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Situata lidhur me coronavirusin vazhdon te tregoje nje prevalence shume te ulet ne Ballkan.

Shqiperia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia dhe Serbia nuk kane asnje rast me coronavirus.

I gjithe Ballkani ka deri me tani nje numer shume te ulet dhe vetem 24 raste.

Vigjilenca sanitare dhe masat maksimale parandaluese duhet te vazhdojne pa asnje tolerim.

Arsye per panik dhe konfuzion nuk ka.