Refuzimi i Cakajt, Mehmetaj: Vetëm një i mbytur në kufijtë e marrëzisë mund të shprehet si kryeministëri ynë për një zonjë të nderuar si Edita Tahiri

585
Sigal

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me deklaratën e Ramës për ish-ministren Edita Tahiri, ku është shprehur se mirë që nuk mban dot gojën për politikën vendase, po si merr guximin të flasësh për një Zonjë si Tahiri që kur ti bëje hajgare rrugëve të Europës, luftonte për pavarësinë e Kosovës.

Sipas Mehmetajt, edhe sot që karrigen e Ministrit të Jashtëm ja jep asistentëve të bashkëshortes tënde për të mbyllur pazaret e mbetura të kufijëve, vazhdon të ndysh ata që me shpirt e punë kanë mbrojtur Kosovën e integritetin e saj.

Mehmetaj ka shkruar edhe dy fjalë për Presidentin: Jam krenare për vizionin dhe shpresën që u përçon shqiptarëve. Gjithmonë e më shumë bindem për rrugën e drejtë që zgjodha vite më parë.

Statusi i plotë:

Vetëm një i mbytur në kufijtë e marrëzisë mund të shprehet si KM ynë për një zonjë të nderuar si Edita Tahiri. Mirë nuk mban dot gojën për politikën vendase, po si merr guximin të flasësh për një Zonjë si Tahiri që kur ti bëje hajgare rrugëve të Europës, luftonte për pavarësinë e Kosovës. Kur E.Tahiri ishte përballë plumbave të Serbëve, udhëheqësit e tu shpirtëror përfitonin para nga fondet e projekteve në kurriz të Kosovës. Edhe sot që karrigen e Ministrit të Jashtëm ja jep asistentëve të bashkëshortes tënde për të mbyllur pazaret e mbetura të kufijëve, vazhdon të ndysh ata që me shpirt e punë kanë mbrojtur Kosovën e integritetin e saj.

Turp që vazhdojmë të kemi KM një personazh që kënaqësitë dhe fantazitë e dhomës që reklamoi tek Mamaqi, ua jep si përfaqësues zyrtarë shqiptarëve.

Në emër të një brezi të rinjsh që duan Shqipërinë, Integritetin e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit i kërkojmë falje Znj.Tahiri.

Vetëm dy fjalë për Presidentin: Jam krenare për vizionin dhe shpresën që u përçon shqiptarëve. Gjithmonë e më shumë bindem për rrugën e drejtë që zgjodha vite më parë.