Reforma diskutohet në PE, Hahn: Referendum nëse s’votohet të enjten

474
Komisioneri i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton sot në lidhje me zhvillimet e orëve të fundit në Shqipëri, lëvizjet e liderëve politikë për të gjetur një kompromis që të enjten të miratohet në Kuvend reforma në drejtësi. Edhe një herë tjetër, me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë është theksuar domosdoshmëria e miratimit të kësaj reforme në 21 korrik, para pushimeve se në të kundërt rrezikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Komisioneri Hahn ka kërkuar edhe siguri, sa i takon kësaj reformë, e cila sic tha ai do nisë të zbatohet menjëherë sapo të miratohet.
Komisioneri Hahn: Sikurse u tha, është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje për reformën, duam të sigurohemi që vërtet ky ligj do funksionojë që do bëhen ndryshime, duhet të monitorojmë situatën nëse reforma do zbatohet, edhe nëse do miratohet na duhen disa muaj monitorim e reflektim të shohim sa do zbatohet kjo reformë se nuk është thjesht një cështje ligjore. Vitin tjetër do ketë zgjedhje, është e rëndësishme që para pushimeve verore kjo reformë të miratohet, sapo të miratohet do nisin direkt hapat për zbatimin e saj ndaj nuk ka më kohë lidhur me këtë çështje, para pushimeve duhet të miratohet.
Duam të dimë cfarë është rënë dakort ekzaktësisht në takimin dje, na duhen fakte, saktësi për të krijaur edhe ne qëndrimin tonë, për të ditur cfarë do ndodhë në 21 korrik…. Na duhen të detajuara këto informacione. Nëse nuk do merret një vendim, ka mundësi të ketë një referendum se mendoj që 90% e popullsisë është pro reformës. Do jetë jashtë mase negative nëse nuk miratohet reforma në drejtësi se ka shtyrje të këtyre negociatave, ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe dhe prespektiva evropiane për këtë vend do minohet, do ketë efekte negative. ndaj duhet të sigurohemi që ka një sinjal të fortë që do miratohet reforma.
Tanja Fajon: Nga informacionet që unë kam me burime atje, politikanët shqiptarë nuk janë shumë të sigurt sa i përket imunitetit të tyre, dhe ndaj po bëhet e gjitha kjo, gjithë kjo vështirësi, sa i përket miratimit të reformës. Duhet kuptuar edhe pala shqiptare se është vërtet një cështje e rëndësishme. Ne po ju dërgojmë një sinjal mjaft të rëndësishëm, fakti që ne po e diskutojmë është shumë domethënëse.
Sigal