33-vjeçari çan postbllokun e policisë me pistoletë në dorë, plagosen 3 efektivë

400
Me pistoletë të mbushur, shpërthen me dhunë me makinë postbllokun e policisë duke dëmtuar tre punonjës policie, policia i kundërpërgjigjet me armë për neutralizimin e tij, duke e plagosur lehtë. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kristo Zekolli 33 vjeç, për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”.
Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së postbllokut të policisë ngritur në hyrje të Korçës. Ky shtetas në mënyrë të dhunshme ka çarë posbllokun e policisë, duke dëmtuar 3 punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe mjetin e tyre, të cilët ishin të planëzuar me shërbim në qytetin e Korçës.
Shtetasi Zekolli është ndjekur nga punonjësit e policisë dhe për të neutralizuar veprimet e tij, kanë qëlluar në ajër dhe në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Benz” me targë AA 547 HV. Shtetasi Zekolli duke drejtuar mjetin e tij, mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur. Punonjësit e policisë janë dëmtuar lehtë nga përplasja e mjetit nga shtetasi i mësipërm. Shtetasi Zekolli është plagosur lehtë.
Sigal