Referendumi për shkarkimin e Bashës, ja qendrat ku do të votojnë demokratët ditën e nesërme (Të ndara sipas qarqeve të vendit)

192
Sigal

Ditën e nesërme (dt. 18 dhjetor) duke nisur që nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbahen votimet për referendumin e propozuar lidhur me shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Ndërsa njëkohësisht me referendumin që pritet të zhvillohet pranë selive të PD ose në ambiente të tjera në qarqe të ndryshme të vendit, Basha do të mbajë një Kuvend të PD në “Pallatin e Kongreseve” si kundërpërgjigje ndaj lëvizjeve të ish kryeministrit, Sali Berisha.

Qendrat e votimit do të qëndrojmnë të hapura deri në orën 18.00, por  në rast se ka ende votues pas kësaj ore do bëhet i mundur votimit.