Referendumi në PS/ Hafizi: Mora mbështetjen e eurodeputetëve për hapjen e kutive

427
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi u shpreh pas takimit me eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Hannes Swoboda, se ka kërkuar prej tyre që t’i bëjnë presion PS-së për hapjen e kutive të referendumit. Hafizi tha se përgjigja që ka marrë nga eurodeputetët, ka qenë “mos u dorëzoni”.
“Në vëmendje të takimit ishte situata politike, sidomos në partitë e majta. Isha e ftuar si përfaqësues e përpjekjeve që po bëjmë për Shqipërinë mbi partinë. Patëm një bashkëbisedim shumë të hapur. Kërkova ndihmë që të ushtrojnë presion mbi PS që të hapin kutitë e referendumit. Është përpjekja jonë për të sjellë demokracinë në PS. Dhe përgjigja ka qenë, “mos u dorëzoni”. Që do të thotë mos u dorëzoni”, u shpreh Hafizi. 
Sigal