Ballina Politikë ”Reciprociteti për targat”, Vasili: Rama pro Serbisë si gjithmonë, ka frikë ti...

”Reciprociteti për targat”, Vasili: Rama pro Serbisë si gjithmonë, ka frikë ti dalë kundër

163
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se edhe një herë tjetër, kryeministri Edi Rama tregon se mbështet Serbinë dhe jo Kosovën. Teksa ka komentuar qëndrimin e Ramës për çështjen e ”Reciprociteti për targat”, Vasili thekson se kryeministri ka frikë që t’i thotë copë Sebisë: Zbato e prano reciprocitetin sepse ka vdekur ëndërra e një Serbie të privilegjuar dhe një Kosove të nënshtruar.

Postimi i plotë

Edi Rama thotë “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE-ja të ndërmjetësojë”. Sepse ka shume frike te thote: Serbia te zbatojë dhe BE te trysnojë. Edi Rama i kërkon Kosovës të dialogoje kur ajo ka plotësisht të drejtë dhe reciprociteti është barazi dhe jo vasalitet. Barazia nuk dialogohet, por implementohet.

Edi Rama ka frikë dhe kjo është tashmë e ditur, që t’i thotë copë Sebisë: Zbato e prano reciprocitetin sepse ka vdekur ëndërra e një Serbie të privilegjuar dhe një Kosove të nënshtruar.

Ndaj edhe në këtë rast Edi Rama flet e shprehet, sikur ngjarjet lidhen me shtete e realitete në fund të botes e jo për Kosovën dhe vëllezërit tanë kosovarë përballë një Serbie agresive e të prapambetur në politikat e saja arkaike të nacionalizmit të sëmurë dhe krenarisë shoviniste.