Dyshohet se prezantohej si i dërguar nga ‘të fortë’ dhe kërcënonte qytetarët për t’i dhënë para, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

161
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar për kanosje e gjobvënie. Sipas burimeve zyrtare, 34-vjeçari dyshohet se prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrëngonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm.

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

1. Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;

2. Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.