Eksperti i sigurisë Faik Basha tha të hënën se korrupsioni ka përfshirë masivisht Forcat e Armatosura. Sipas tij, një forcë ushtarake që duhet të përfshijë një komandë të forcës tokësore, një komandë të forcës detare dhe një komandë të forcës ajrore. Pagat dhe trajtimi financiar i Forcave të Armatosura, buxheti për pajisjen dhe modernizimin e FA-ve dhe korrupsioni ka bërë që në ushtrinë shqiptare shqiptare të kemi me dhjetëra kërkesa për t’u larguar nga Forcat e Armatosura dhe mbahen aty me urdhra dhe me nënshkrime kontratash. “Kemi 4 helikopterë. Për flotën detare, për anijet, ne i kemi bërë shpenzimet, por nuk i kemi gjendje gatishmërie. 35 milionë dollarë janë shpenzuar për flotën ajrore, por sot janë jashtë loje. Duhet pasur parasysh dhe mirëmbajtja e tyre. Mirëmbajtja e këtyre helikopterëve duhet të bëhet nga kompania që ka bërë prodhimin dhe është e specializuar në këtë fushë. Kur një helikopteri ynë pësoi defekt në Itali mbeti atje dhe kut u kontaktua kompania që ishte kontraktuar nga Ministria e Mbrojtjes për të kryer shërbimin u pa që kjo kompani nuk ishte e specializuar për shërbime të tilla.




















