Reagojnë: Komisioni i Rithemelimit, Basha dhe Fatbardh Kadilli

222
Sigal

Komisioni i Rithemelimit: Ramën dhe Bashën i pret fundi, s’na ndalojnë dot të fitojmë

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka reaguar lidhur me refuzimin që i është bërë nga ana e KQZ-së për përfaqësim. Nëpërmjet një deklarate pë mediat Komisioni i Rithemelimit e cilëson këtë vendim si antikushtetues, teksa ndër të tjera pretendohet se Ramën dhe Bashën i pret fundi i një diktatori.Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të  Rithemelimit të PD:Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një! Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama, refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës, duke shkelur kështu rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit.Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik. Asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Lulzim Basha: Demokratët janë të bashkuar, zhdukim hijet që na kanë ndarë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar videon nga takimi i djeshëm në Durrës, duke i bërë thirrje demokratëve që të reflektojnë për hijet që i kanë ndarë. Ai shprehet se “ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”.”Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Fatbardh Kadilli: Unifikimi i PD-së me një kryetar, ekip të ri dhe një vizion

Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, ka parashtruar tre kërkesa që duhet të aplikojë PD në këtë krizë që e ka mbërthyer, si mënyra më e mirë për të shpëtuar partinë.“Unifikimi i PD-së me një kryetar, ekip të ri dhe një vizion të ri për të ardhmen”, shkruan Kadilli.1. Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen duke mundësuar që në PD të ketë garë për kryetarin. Vetëm fakti që solli Paloka është në vetvete detyrim që Basha të japë menjëherë dorëheqjen. 2. PD duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si administrohet: duhet të krijohet një administratë partiake profesioniste. 3. PD ka nevojë të ndërrojë urgjentisht jo vetëm kryetarin, por edhe elitën e saj drejtuese. Nëse këto tre kërkesa do të plotësohen, ato do të sjellin edhe një rezultat jetik për të ardhmen: unifikimin e PD-së me një kryetar dhe ekip të ri drejtues dhe një vizion të ri për të ardhmen.