Reagimi i ashpër/ Nar Koka përgënjeshtron Bolinon dhe Terin e ‘Rilindjes’

752
Sigal

Karlo Bolino, pronari i ReportTv dhe Shqiptarja.com ka publikuar mesditën e sotme, disa foto të vitit 2017, të presidentit Ilir Meta me Xhevdet Troplinin, të cilit OFL i ka kërkuar burimin e pasurisë.

Në një tjetër foto, presidenti shihet pranë Altin Hajrit, pronar i kompleksit Golden ku dyshohet se është vrarë Jan Prenga.

Fotografitë duket se janë bërë në ditëlindjen e Lefter Kokës dhe këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i deputetit, Nar Koka.

Ashtu si edhe herë të tjera që ndodh rëndom, Bolino ka nxjerrë foton e Metës pas paralajmërimit të bërë nga Taulant Balla.

E duket se gjithçka ka qenë e organizuar, sepse pas këtyre kanë nisur edhe reagimet.

Por në lidhje me fotot e bëra publike nga Karlo Bolino ka reaguar ashpër dhe vëllai i Lefter Kokës, Nar Koka.

Ky i fundit i pyetur nga SYRI.net në lidhje me vërtetësinë e fotove tha:

Ty Karlo që ke nxjerrë fytyrën time aty me Ilir Metën, po të them që ajo është ditëlindja e Lefter Kokës, vëllait tim. Teri bën nga 10 ditëlindje në vit. Kujdes se do dali edhe b… jote nga Shijaku që ke marrë për gru te ditëlindjet e Terit, që ka hyrë e dalë 100 herë tek hoteli  i Hajrave. Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguajnë ty./syri.net